.
×

Dënohet shtetasi nga Shqipëria që u kap me shtatë thasë mall të dyshuar



Gjykata Themelore në Gjakovë-Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit N.B shtetas i Republikës së Shqipërsië, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope the analoge”

I pandehuri dyshohet se më 19 qershor 2019, në pikën kufitare “Qafë Morinë” në Gjakovë, gjatë kontrollit të veturës të cilën e drejtonte i pandehuri, në pjesën e pasme pikërisht në bagazh i janë gjetur shtatë (7) thasë të mbushur me substancë e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë me peshë prej dyzet e tetë (48) kilogram e gjashtëqind e pesëdhjetë (650) gram, të cilën sasi i pandehuri e kishte marrë nga personi P.Q. në qytetin Bajram Curri me qëllim trafikimi në Kosovë.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaj, i cili do të llogaritet nga data 20 qershor 2019 dhe do të zgjasë deri më 19 korrik 2019.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Shaqir Zika, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit N.B., konform dispozitave të KPPRK-së.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit.