.
×

Dënohet me burg gruaja e Millosheviqit



Gjykata e Lartë në Beograd ka dënuar sot me një vit burg Mirjana Markoviq, bashkëshorten e ish-presidentit të Serbisë Sllobodan Millosheviq.

Markoviq është dënuar pasi që akuzohej se ka pasur ndikim në anëtarët e komisionit qeveritar për ndarejn e paligjshme të banesave qeveritare në vitin 2000.

Bashkë me Markoviqin janë dënuar edhe disa ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.