.
×

Dënohet me 5 vite burg ish-drejtori i Burgjeve



 

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto është dënuar me 5 vite burg ditën e sotme. Vendimi ndaj tij u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e gjeti Zoton fajtor.

Zoto është shpallur fajtor për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në Drejtorinë e Burgjeve.

Pozita e tij u rëndua nga dëshmia e ish-vartësi i Zotos, Iljaz Labi i cili vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ai dëshmoi se Drejtoi i Burgjeve në atë kohë 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Megjithatë avokati i Zotos, Ardian Leka deklaroi se akuzat ndaj klientit të tij janë të pabaza, duke kërkuar pafajësi.

Ish drejtori i burgjeve Artur Zoto është arrestuar, pasi dyshohet për akuzën e korrupsionit.

Zoto ishte dorëhequr nga detyra pak kohë më parë se të shpalleshin akuzat për te.

Dyshimet mbi të ishin se është përfshirë në korrupsion me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua më parë  zv.drejtori i Burgjeve Iljaz Labi.

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përgjuar një sërë bisedash të Zotos dhe se ka ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tendera të ushqimit në burgje të ish-drejtorit të Burgjeve.

Në dosjen hetimore, ku ndodhen edhe bisedat e përgjuara, thuhet se zv.drejtori Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap pa urdhrin e dhënë nga ana e Zotos.

Mbi Artur Zoton rëndon akuza e “korrupsionit pasiv”

Prokuroria për Krime të Rënda kishte kërkuar 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve.

Në të njejtën kohë organi i akuzës kërkoi që Zoto mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Ndërsa për Labin Prokuroria kërkoi dënimin me 5 vite burg, por për shkak të bashkëpumit me drejtësinë kërkoi që të shfuqizohej ky dënim.