.
×

Dënohet aktorja me origjinë shqiptare, bëri si e sëmurë ndërsa darkonte me Vladimir Putin



Aktorja e njohur italine me origjine shqiptare, Ornella Muti u dënua nga Gjykata Supreme me 6 muaj burg dhe 500 euro gjobë.

Ajo u dënua pasi në dhjetor të vitit 2010 anuloi një shfaqe në Pordenone, duke thënë që ishte e sëmurë, por që në fakt mori pjesë në një darkë gala në Rusi.Darkë, ku u fotografua nën shoqërinë e Vladimir Putin dhe yllit hollivudian, Kevin Costner.

Në gjyqet e zhvilluara më parë aktorja kishte depozituar një raport mjekësor ku thuhej se ajo ishte me ethe dhe se e kishte të ndaluar përdorimin e zërir për pesë ditë.Por fotografitë e bëra publike, I hodhën poshtë pretendimet e aktores.