[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dempsey: Kosova çështje e pakryer, një vend i korruptuar



Analistja në Institutin ‘Carnegie Europe’ dhe njëkohësisht kryeredaktore e blogut ‘Strategic Europe’, Judy Dempsey, i tha Radios Evropa e Lirë se ‘Kosova nuk është çështje e kryer, sepse është e panjohur nga të gjitha vendet e BE-së, se është vend shumë i korruptuar dhe se misioni i BE-së për sundimin e ligjit ka qenë jashtëzakonisht i dobët”.

Ajo tha se Kosova dhe njëkohësisht edhe i gjithë rajoni i Ballkanit ‘ka një lidership të vjetër që po margjinalizojnë një pjesë të shoqërisë”.

Sipas saj i gjithë rajoni i Ballkanit ‘vuan nga mosbesimi i plotë dhe kjo ndodh me faktin se edhe brenda shteteve palët nuk i besojnë njëra tjetrës”.

Dempsey tha se ‘nëse Kosova dhe Serbia duan të ecin përpara duhet ta bëjnë këtë vetë, me një lloj lehtësimi dhe ndërmjetësimi nga BE-ja’. /Rel/

Menu Title