[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dëme të konsiderueshme ka bërë breshëri në Pejë, bujqit kërkojnë ndihmë



Moti i lig në Pejë, shkaktohen dëme të konsiderueshme në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë. Në këtë gjendje i gjeti arat e tij në mëngjesin e së mërkurës. Kjo pamje e bëri të ndjehet tejet keq, pasi ai dhe familja e tij u kujdesen shumë për të mbjellat.

Avdyl Idrizaj nga fshati Kotradiç i komunës së Pejës, thotë se breshri i shkaktoi shumë dëme. Sipas tij, nuk mbahet mend një breshër të tillë që 50 vjet.

“Që 50 vjet nuk kam pa ksi dëme, mka shkaktu dëme të mëdhaja krejt rrafsh i ka bo..”, tha Avdyl Idrizaj, fermer.

Të ardhurat e vetme i ka nga këto të mbjella, andaj Idrizaj kërkon ndihmë, pasi nuk ka si ta mbajë familjen. Dëme të mëdha, breshëri i shkaktoi edhe Afrim Krasniqit.

Shumë koshere të bletëve iu dëmtuan, por breshëri nuk ia kurseu as të mbjellat e tij. “Mka shkaktu dëme të mëdhaja..”, tha Afrim Krasniqi, fermer Ndërkohë, drejtori i Bujqësisë në komunën e Pejës, Mehdi Mullaj, tregon hapat qe do të ndërmirren nga kjo komunë.

“Do të krijohet një komision ku do të bëhet një raport me të gjitha dëmet e shkaktuara”, shtoi Mehdi Mullaj, drejtor i Bujqësisë në Pejë

Ndërsa, nënkryetari i Komunës, Fatmir Asllani thotë që nuk ka dëme në njerëz, dhe se si komunë janë të gatshëm për cfarëdo situate.

Asllani thotë që deri në fund të ditës së mërkurë do ta kenë një raport, ku do t’i shohin të gjitha dëmet që janë shaktuar gjatë kësaj dite. VIDEO

Menu Title