.
×

Dembelët e Gjilanit, reparti me tri operacione në muaj



Vetëm dy ose tri operacione në muaj i bëjnë katër mjekët specialistë të oftalmologjisë në Spitalin e Gjilanit. Duke u bazuar në numrin e operacioneve del se gjysma e specialistëve e kalojnë muajin pa e bërë asnjë operacion. Drejtori i Spitalit ankohet se e ka stafin të papërvojë dhe për këtë shkak pacientët referohen në Prishtinë

Vetëm dy deri në tri operacione në muaj i kryejnë katër specialistët e oftalmologjisë në Spitalin e Gjilanit, ndonëse reparti ballafaqohet me kërkesa të shumta të pacientëve.

Se kryhet një numër i vogël i ndërhyrjeve në muaj e pranojnë edhe drejtuesit e Spitalit të Gjilanit, ndonëse burime të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se shpeshherë ka ndodhur që asnjë ndërhyrje nuk është realizuar gjatë muajit në Repartin e Oftalmologjisë në Gjilan.

Qytetarët e Gjilanit, që kanë nevojë për shërbime të tilla mjekësore, duhet të drejtohen në Klinikën e Oftalmologjisë në Prishtinë, pasi që në komunën e tyre s’mund t’i marrin shërbimet e nevojshme.