.
×

Demarkacioni, e çon Pacollin në Mal të Zi



Zv/kryeministri i Kosovës, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli do të udhëtoj nesër për në Mal të Zi, ku do të zhvilloj disa takime.

Fillimisht në ora 1015, Pacolli do të takojë homologun e tij Srdjan Darmanoviq

Pacolli poashtu do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit dhe presidentin e Malit të Zi, transmeton ‘Indeksonline’.

Raportohet se temë e diskutimeve të këtyre diskutimeve pritet të jetë edhe demarkacioni mes dy shteteve.

Krejt në fund, zyrtari i lartë i qeverisë Haradinaj do të ketë edhe një takim me drejtuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi