.
×

  Delegacioni i NATO-s u prit nga ministri i FSK-së, z. Agim Çeku



Ministri i FSK-së, z. Agim Çeku së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastratin, sekretarin e Përhershëm Shkelzen Sylaj pritën sot, në ambientet e Ministrisë së FSK-së, një delegacion të NATO-s, të prirë nga z. Richard Froh, zëvendës asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për operacione.

Temë e takimit të sotëm ishte vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Ministrisë së FSK-së dhe NATO-s.

Ministri Çeku, me këtë rast falënderoi NATO-n për mbështetjen e përgjithshme që ata  po japin në ngritjen profesionale të FSK-së, si dhe e njoftoi, z. Froh, me të arriturat e përgjithshme, perspektivën e FSK-së dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.