[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Delawie me Rakiq tek Ura e Ibrit, thotë se po respektohet marrëveshja e 4 shkurtit



​Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar rreth punimeve që po bëhen në rrugën e këmbësorëve në Mitrovicën e veriut, në afërsi të Urës së Ibrit. Punimet në këtë zonë janë vizituar edhe nga ambasadori amerikan, Greg Delawie së bashku me kryetarin e veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq

Punimet për ndërtimin e rrugës së këmbësorëve “Kind Petar I” në veri të Mitrovicës dhe rreth rrotullimit, janë vizituar nga ambasadori amerikan Greg Delawie dhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakic, transmeton Express.

Punimet në afërsi të Urës së Ibrit tashmë kanë nisur, pasi ato ishin pjesë e marrëveshjes së 4 shkurtit.

“Dëshmi të mrekullueshme se, kur të gjithë ne punojmë së bashku, mund t’i bëjmë gjërat më mirë për të gjithë qytetarët”, shkruan Ambasada amerikane.

Menu Title