.
×

Del video e re – Rexhepi përcjell te Dalladaku fjalët që thotë se ia tha Veseli



Dy protagonistët në videon ekskluzive të siguruar nga Koha, në aferën e fajdeve, Kadri Rexhepi dhe Faton Dalladaku, e përmendin sërish dhe gjerësisht emrin e Kadri Veselit.

Teksa flasin për kontratën për spitalin privat në hapësirat e QKUK-së, Veseli përmendet si njeriu vendimtar për ta përfunduar këtë punë, raporton KTV.

Kjo video është realizuar më 1 shkurt të 2012-s, disa ditë pasi Kadri Rexhepi kishte thënë se ia dha 200 mijë euro Kadri Veselit.

Në këtë video-incizim, Rexhepi pretendon se është takuar me tani kreun e PDK-së, Kadri Veseli, dhe se çështja e spitalit do të përfundonte në favor të Dalladakut.

Kadri Rexhepi: Thashë ka pasë bre fort qejf, thashë Fatoni me ty me u taku. Tha e di. Tha bani të fala Fatonit. Tha e kam një konsideratë jashtëzakonisht të madhe ndaj atij djali. Tha bani të fala, thuj Kadri Veseli ka me ardhë me ta ba për hair me dokumente, me ka krejt.

Faton Dalladaku: Kush të tha, Kadri Veseli?

Kadri Rexhepi: Kadri Veseli, pasha krytë, kënd kam…

Faton Dalladaku: A ta merr mendja që kanë me i kthy paret nesër?

Kadri Rexhepi: Ai m’ka thanë mu moti… Mos t’i shkon menja. Ai çdo herë thotë dyfishi, çdo herë thotë dyfishi…

Kadri Rexhepi: Boni tha të fala, kurrgjë nuk hup, spitali ka me kanë i Faton Dalladakut edhe doktorit, në qoftë se është gjallë Kadri Veseli. Që vdes, tha, pa u ba, tha hajde “pshurrëm” në varr, nëse nuk e kry qit punë.Tha, thuj, bani të fala që hala ka me u tregu Kadri Veseli ndaj teje e Fatonit.

Madje, Rexhepi dëgjohet duke parafrazuar fjalët e Kadri Veselit, në takimin që pretendon se e zhvilloi me të.

Kadri Rexhepi: Me ba me m’lajmëru këta, në 12 të natës të thirri, po të them drejt, 12 natës të thirri, pasha… se nuk të rrej, pasha… jo, tha, e di që është i bezdist, i merakost. Thuj, tha, që spitali është i Fatonit.

Faton Dalladaku: Nëse nesër nuk kurorëzohet kjo qysh po thu’, po të besoj, ok.

Kadri Rexhepi: Pasha jetën, krejt qeto m’i ka thanë.

Faton Dalladaku : Po të besoj, po i besoj edhe Kadri Veselit. Nëse nuk kryhet nesër, të lutem paret me mi kthy’.

Të hënën në mëngjes, Policia ka arrestuar Rrahim Hashimin, Ismet Osmanin, i njohur si “Curri”, Adil Thaqin, Mentor Maqanin dhe Ilir Bojkun, të dyshuar për fajde, detyrim dhe mashtrim.Hashimi po mbrohet në liri, kurse në arrati vazhdojnë të jenë dy të dyshuarit e tjerë, Ekrem Lika dhe Zekë Jasiqi.