.
×

Deklarata e dhimbshme e nënës nga Kosova që ia privuan djalin në Londër



Elton Gashaj, 15 vjeçar nga Kosova, u gjet të shtunën i therur me thikë në një zonë afër Londrës, ku më pas edhe gjeti vdekjen. Nëna e tij, thotë se viktima po shoqërohej me ‘njerëz të këqinj’.

Tashmë dy ditë mediat britanike po merren me hetimet që çuan deri në vdekjen e 15 vjeçarit, dersa kanë ardhë në përfundim së u bë një ‘luftë’ për drogë.

Nëna e tij, Vera, ka thënë për mediat se ajo ka lajmëruar disa herë Policinë, se djali i saj po kërcënohet pasi që është shoqëruar me njerëzit e gabuar.

“I kam thënë policisë se djali im nuk ishte i sigurt. Dy apo tre herë ka qenë në grindje me disa djemë. Kishte thyer krahun, më tha se ra nga bicikleta, por ai u shoqëruar me njerëz jo të mirë, mua më thoshte se do të ndryshojë”, ka thënë nëna e tij.

Një grua tjetër e lagjës së viktimës, ka thënë se Eltoni ka qenë një djal shumë i sjellshëm, dhe se në shkollë ishte studenti më i mirë.

Lidhur me vrasjen e të ritur nga Kosova, dy djem janë duke u mbajtur në Polici, pasi që dyshohet se ishin ata që e theren Eltonin në parkun Salt Hill.