.
×

Dega e LDK-së në Klinë reagon për takimet e Presidentit Thaçi me kandidatin e PDK-së Sokol Bashota



Shtabi i Degës së LDK-së në Klinë shprehë shqetësim të thellë në lidhje me takimet e Presidentit Hashim Thaçi me kandidatin për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, z. Sokol Bashota si dhe me strukturën e Degës së PDK-së në Klinë, gjatë vizitës së tij të djeshme në këtë qytezë.

Konsiderojmë se ndërhyrja e tillë e kreut të shtetit dhe takimet me kandidatë për kryetarë komunash në kohë fushate janë përpjekje për minimin e demokracisë dhe shprehje e njëanshmërisë së Presidentit, në këtë rast, ndaj ish vartësve të tij në PDK.

Kryetarin e Klinës, Sokol Bashotën dhe kastën e tij nuk mund ta shpëtojë Presidenti Thaçi dhe as nuk mund ta zhveshë atë nga akuzat për korrupsion dhe keqpërdorim të parasë dhe pasurisë publike. Më 22 tetor 2017, Klina do ta dëshmojë me votë – ndryshimin, i cili vjen veç me LDK-në.

Dega e LDK-së në Klinë ia përkujton Presidentit Thaçi obligimin kushtetues që ka kreu i shtetit – të qenit apartiak, apolitik dhe i paanshëm në raport me zhvillimet politike.