.
×

Deda: Thaçi me gjysmë milion euro po mendon ta blejë të ardhmen e tij politike



Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka thënë se dy veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj tregojnë se ata po përgatiten si udhëheqës në opozitë.Deda ka aluduar në veprimin që Thaçi në natën e 22 dhjetorit, ku u tentua që të shfuqizohej Specialja, kishte menduar që me gjysmë milion euro të qytetarëve, të blinte të ardhmen politike.Ndërkohë ai ka kritikuar edhe pajisjen e Haradinajt me pasaportë shqiptare.

 

“Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë”, ka shkruar Deda në Facebook.