.
×

Deçan: Zhduket Aziz Ramiz Dervishaj, Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët



 

Më datë 20.07.2017, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Aziz Ramiz Dervishaj i lindur me 20.07.1963 ne fsh.Gllogjan K-Deqan ku dhe ka banuar.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e çështjes kërkojmë nga ju nëse mund te na ndihmoni ne arritje te çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me këtë person, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.