.
×

Deçan: Nëna rrahë fëmijët, njoftohet policia e Kosovës



 

R.S. i moshës 5 vjeçare dhe R. S. e moshës 6 vjeçare, nga fshati Pozhar i Deçanit (vëlla e motër), kanë kërkuar ndihmën mjekësore ngase ishin rrahur nga nëna e tyre. Jo zyrtarisht, bëhet e ditur se fëmijët e rrahur nga nëna e tyre, kishin dhimbje koke, gjë që kishin marrë edhe trajtimin e duhur mjekësor. Gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare, për rastin e ndodhur janë njoftuar, edhe zyrtarët policor Stacionit të Deçanit.