.
×

Debat i vonuar i zhurmaxhinjve të rrjeteve sociale  



Çka thonë për debatin e hapur në LDK analistët politikë Halil Matoshi, Muharrem Nitaj e Artan Muhaxhiri?

 

Shqipe Osmani -Botapress

Debati i nisur në LDK për të ndryshuar marrëveshjen e Bllokut për postin e kryeminisrit të Kosovës, ka zgjuar interesim edhe  në opinion dhe te analistët politikë. Këta të fundit shprehen pro debatit të brendshëm i cili po ndodhë  këto ditë në LDK , derisa  vlerësojnë  se debati duhet të  jetë parimor, kreativ  mbi premisat politike i mbështetur në argumente politike  e jo në etiketime. Në të kundërtën ky debat mund të jetë i vonuar dhe më së paku debat i brendshëm brenda LDK-së.

matoshi

  Matoshi: I mirëseardhur porse i vonuar

Halil Matoshi, analist politik, e quan të mirëseardhur,por të vonuar debatin brenda LDK-së.  Sipas tij,  debati  brenda LDK-së , këto ditë është jo kreativ dhe jo real.  “Debati brenda LDK-së është i mirëseardhur porse i vonuar. Këta politikanë që tek tashti po mendojnë me zë është dashur të mendojnë para 8 qershorit për t’i fituar zgjedhjet, ose edhe pas 8 qershorit, menjëherë pas marrëveshjes për Bllokun LAN. Sidoqoftë bie në sy një debat jo kreativ dhe jorealist, që e shpartallon marrëveshjen V-LAN dhe ia bë një argat PDK-së”, është shprehur për Botapress Matoshi

 

nitaj

 M.Nitaj: Ky mund të jetë gjithçka, vetëm debat i brendshëm i LDK-së nuk është!

Edhe Muharrem Nitaj, analsit poltik , thotë se “Nuk e di çka nënkuptohet me debat të brendshëm. Nëse statuset e individëve të LDK-së në Facebook i konsideroni debat të brendshëm, atëherë kjo është tjetër gjë. Për mua kjo shpjegon se atje njerëzit ose nuk kanë kurajë të zhvillojnë debat të brendshëm, ose ata që mund të mos jenë të kënaqur me pozicionin e tyre brenda partisë, flasin aty ku nuk do të duhej. Ata duhet të flasin atje ku është vendi e jo në rrjetet sociale. Debati i brendshëm nuk zhvillohet jashtë partisë. Me aq sa unë di, marrëveshjen e koalicionit të LDK-së, nuk e ka kundërshtuar askush në Këshillin Drejtues të kësaj partie, as ata që sot janë shndërruar në zhurmaxhijtë e rrjeteve sociale. Madje kam dëgjuar se as debat nuk ka pasur për këtë çështje por vetëm i kanë ngritur gishtat! Është mire që ta verifikoni këtë informatë në LDK, sepse në politikë ka konsistencë e jo huje e teka. Për mua ky mund të jetë gjithçka, vetëm debat i brendshëm i LDK-së nuk është” është shprehur Muahrrem Nitaj për Bota press.

 muhaxheri

                                           Muhaxheri: Debati është çështje e brendshme e LDK-së

Ndërkaq Artan Muhaxhiri, analist politik , e vlerëson të nevojshëm debatin brenda  LDK-së,debatin i cili po zhvillohet brenda LDK-së këtyre  e shef të nevojshëm , ndërsa thekson  se debati duhet të jetë kualitativ , parimor  mbi premisat e pozicioneve politike  ku do të përdoren argumente e jo etiketime.  “ Është një debat i cili është dashur të ndodhë , sepse  është   mirë për secilën parti politike  e cila synon që të bëhet  pjesë e një koalicioni qeverisës  të ketë një debat të brendshëm  dhe ti qartësojnë të gjitha pozicionet  dhe  orientimet  politike  në mënyrë që  përfshirja  në një koalicion të bëhet  në mënyrë sa  më stabile, pra që të mos ketë pastaj probleme të cilat  mund të dalin më vonë .”, është shprehur Muhaxhiri për Botapress.

Sipas tij, debati  në LDK është çështje e brendshme e  kësaj partie, porse debati i tillë duhet të bëhet mbi bazën e argumenteve politike e jo etiketimeve . “Debati  është çështje e brendshme e LDK-së, mirëpo debati duhet të bëhet në nivel të argumenteve  politike dhe  qëndrimeve politike. Pra një gjuhë  e cila synon ti etiketoj politikanët  apo pjesëtarët e caktuar të LDK-së  nuk është  i mirë për debatin, sepse debati duhet  të jetë  debat kualitativ dhe parimor që duhet ta zhvillojë LDK në këtë moment. Pra,  duhet  të ketë debat , mirëpo ky debat duhet të  jetë mbi  premisat e pozicioneve politike  ku do të përdoren argumente politike e jo  etiketime”, u shpreh Muhaxhiri për Bota press.