Xhevat Muqaku- Botapress, – Qendra Shqiptare për kulturë dhe integrim “Besa” (QSHKI ), e cila vepron në qytetin Kreuzlingen të kantonit Thurgau në Zvicër, me 11 shkurt realizoi programin e pasur kulturorë-artistik “Festojmë 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”
Mbrëmjes festive i parapriu reportazhi filmik “Rrugëtimi drejt pavarësisë së Kosovës”, intonimi i hymnit kombëtar dhe hymnit të Kosovës.
Në fjalën e shkurtër të rastit, Tomë Berisha e pasqyroi punën dhe aktivitetin e QSHKI “Besa”. Në veçanti ai foli për dy sektorët e rinjë me të cilët është pasuruar ky institucion kulturor.
– Revista e ilustruar “Besa”, që me tirazhin prej 1 mijë ekzemplarësh, përmbajtjet informative, kulturore, arsimore, shkencore dhe e bazuar në forcat vetanake të QSHKI “BESA”, synon të pasqyroj aktivitetet mujore.
” Ndjehemi të lumtur që është pritur mirë nga lexuesit. Me këtë rast në emër të shoqatës tonë, falënderoj; donatorët e shumtë që po e ndihmojnë këtë revistë, abonuesit e rregullt dhe në veçanti stafin drejtues të saj”,
– Grupi i dramës/ teatrit, rreth vehtës ka bashkuar shumë entuziast.
” Me përvojën e fituar në teatrot amatore të vendlindjes, por edhe këtu në mërgatë, me programet e pasura artistike, punën/ rrolet e tyre këta të rinjë e të reja premtojnë shumë, ndërsa ne u premtojmë se me qejf do të qëndrojmë në vazhdimësi pas tyre”.
Në vazhdim aktorja e re, Albana Bejta – Gjocaj me monologun ” Jam biri yt Kosovë”, aktorët e teatrit ,,Besa“, me komedinë ,,Vllazni interes”,grupi i intrumentalistëve akademikë në krye me kitaristin Bexhet Sallai, me këngët : “Shqipja jonë” dhe “Molla me shërbet”, i dhuruan talentin e tyre skenës së çëndisur me shije dhe emocione publikut/ 600 bashkatëdhetarëve tanë nga të gjitha trojet kombëtare.
Me koloritin/ shumëngjyrëshmërinë e çëndisur në kostumet e tyre, të vegjëlit e grupit të vallëzimit “Besa” e prezantuan bukur përmes valles dasmën kosovare dhe besën shqiptare.
QSHKI- bashkëpunon ngusht me shumë shoqata simotra në Zvicër e në veçanti me Shoqatën për kulturë dhe integrim ,,Rinia“ nga Singeni i Gjermanisë që ju dha shpirtë besës së maleve dhe pavarësisë së Kosovës përmes artit të vallëzimit/ koreografisë.
Në interpretimin e kënges xhamadani.vija- vija korin e vajzave e shoqëruan publiku prezent në sallën e ndërtesës Dreispitz Zentrum të qytetit Kreuzlingen.
Përvoja e grupit të valleve ” Besa” vërehej mirë dhe përjetohej këndëshem. Ata/ato në skenë treguan se kur punohet me përkushtim dhe profesionalizëm dallëndyshet, Tropoja, shqiponjat… qëndrojnë përballë dhe afër, mishërohen/ saldohen njëra me tjetrën.
Duartrokitjet nuk kishin të ndalur
Koreografia e të ndjerit Rrustem Selca vazhdon rrugën më tutje nën asistimin e Remzije Kajtazit (Besa) dhe Egzon Imerit(Rinia).
Mbrëmjen festive kushtuar pavarësisë së Kosovës e begatuan deri në orët e herëshme të mëngjesit; Shyhrete Behluli, Mammut Ferati, Gold Ag, Mentor Kurtishi dhe e reja Dafina Buzhala me repertuarin e tyre mirë të njohur.
I kënaqur me mbarëvajtjen e mbrëmjes festive Tomë Berisha përcjellë një falenderin të veqant/ notë të shkëlqyeshme;
– artistëve ; Koci-Nysret Bakalli, Marga, gruaja e Kocit- Iliriana Sadiku/Bakalli, Miti- vëllau i Kocit- Agron Berisha, Olimbija – Ylbere Berisha, Ballauri/ Fajdexhiu- Gazmend Pajaziti, Nurija- Martina Gojani- Berisha, Hasimja- Remzije Kajtazi,
– grupit të kuzhinës, pjesmarrësve të programit kulturorë dhe artistik, publikut të mrekullueshëm, bashkëpunëtorëve dhe anëtarësisë së gjerë të Shoqatës për kulturë dhe integrim në Kreuzlingen.