.
×

‘Dashuria’ mes Ramës e Vuçiqit në Sofje, kështu u përqafuan



 

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë në Samitin e Bashkimit Europian në Sofje të Bullgarisë.

Rreth 1000 përfaqësues të shteteve të ndryshme janë takuar në kuadër të këtij samiti ndërsa është përshëndetja që patën mes vete e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ajo që ra në syrin e fotografëve, njofton Klan Kosova.

Fotografia e realizuar nga momenti kur dyshja janë pare në vendin ku po mbahet Samiti, Rama e Vuçiq shihen të përqafuar ngrohtësisht!

Të gjithë krerët evropian tashmë kanë arritur në sallën ku po mbahet samiti i Bashkimit Evropian.

Koha momentale po shfrytëzohet për biseda mes krerëve, dhe komisionarëve evropian dhe diskutime të ndryshme.

Nga fotografitë e fundit shihet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa diskuton me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Udhëheqësit e BE-së dhe vendet partnere do të diskutojnë lidhjen rajonale në aspektin e transportit, infrastrukturës, energjisë, infrastrukturës digjitale, arsimit dhe të tjera.

Sesioni po organizohet nga kryeministri Bojko Borisov dhe kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.