.
×

“Darka e Lamës” i bën bashkë liderët



Nëse nuk bën në Kuvend apo edhe në Zyren e Presidentes Jahjaga atëherë kjo gjë mund të bëhet edhe dikund tjetër. Kështu do të mund tlë thuhej për “takimin e dytë” të Hashim Thaçit në njërën anë dhe Isa Mustafës e Ramush Haradinajt në anën tjetër. Mbrëmë, me iniciativën e Ambasadës Amerikane në ndejën e organizuar për nder të Senatorit Murphy u panë në “Hamam” të Prishtinës kurse sot në kuadër të ceremonisë së “Darkës së Lamës” së organizuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Dhe nëse mbrëmë kanë pirë vetëm një pije- sot edhe do të hanë së bashku. Fakt është që mes tyre qëndron Jahjaga por pyetja që gjithandej po shtrohet është- a paraqesin këto takime, siç ata po u thonë, “jopolike” edhe fillimin e daljes së vendit nga kriza? Mbetet të shihet në orët dhe ditët në vijim. gazetablic