.
×

“Dardan Sejdiu paska ra në ndikimin e Frashër Krasniqit, me i sulmu deputetët në moshë”



Mbledhja e sotme e kryesisë së Kuvendit gati sa nuk ka kaluar në një përplasje fizike në mes të Kujtim Shalës së LDK-së dhe Dardan Sejdiut të PSD-së.

Fjalët “pis”, “kastravec”, “spiun i shitur” kanë qenë disa prej atyre që raportohet të jenë përdorur në këtë përplasje.“Besoj që për këtë duhet ta pyesni z. Shala, mendoj që ka të bëjë me çështje procedurale të cilat z. Shala deshi t’i ngre. Normalisht që ekzistojnë mekanizmat institucional për me trajtu problemin të cilin z. Shala e ka… ose mund ta ketë”, kishte deklaruar Dardan Sejdiu pas mbledhjes.

E për këtë incident ka reaguar gazetari Xhevdet Pozhari, i cili njëherë ishte edhe anëtarë i VV-së, dhe një kohë kishte punuar në komunën e  PrishtinësPozhari ka thënë se Sejdiu është ndikuar nga Krasniqi duke sulmuar deputetët që janë në moshë më të vjetër, shkruan GazetaBlic.“Dardan Sejdiu përpak qenka rrahur me Kujtim Gashin e LDK’së.

Shihet se paska nis të bie nën ndikim të Frashër Krasniqit. Veçanërisht duke i sulmuar deputetët më të vjetër në moshë!” ka shkruar ai.