.
×

Dardan Molliqaj: Ja kush janë argatët e SHIK-ut dhe të Serbisë në Parlamentin e Kosovës!



Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj PDK-së e LDK-së, për shkak se deputetët e koalicionit qeverisisës nuk e votuan rezolutën e Kuvenedit, ku bëhet thirrje për lirim e Ramush Haradinajt

Ai në një shënim në Facebook tha se po shihet qarte se kush janë argatët e SHIK-ut dhe të Serbisë në Parlamentin e Kosovës!

 Reagimi i plotë:

PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj.

LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un, dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin.

Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i jpin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës.