.
×

Dardan Islami: Pjestarët e SHIK-ut nuk i instalojë Serbia, por dolën nga UÇK-ja



Dardan Islami thotë se nuk bën të demonizohen të gjithë pjesëtarët e Shërbimit Informativ të Kosovës pasi kjo është një organizatë që është themeluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e jo nga Serbia.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, analisti Islami ka thënë “Pjestarët e SHIK nuk i ka instalu Srbia, por kanë dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga bijtë dhe bijat ma të mirë të këtij populli, ata që kanë kry krime dhashtë zoti të marrin dënime e merituara, por mos t’i demonizojmë se nuk janë udbasha!”