.
×

Dani tregon nëse agjëron



Dani ka uruar besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe tregoi se ka shumë vite që agjëron.

Dani ishte i ftuar mbrëmë (e premte) në një intervistë për “Mirage”, ku tregoi shumëçka rreth jetës private dhe asaj profesionale.Këngëtari foli për duetin me Luana Vjollcën si dhe zbuloi se me kë do ta sjell bashkëpunimin e radhës.

Meqë jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Dani tregoi se agjëron rregullisht për çdo vit si dhe kishte një mesazh për qytetarët në këtë muaj.“Agjëroj qe 42 vite, se kam prish kurrë, dhe jam i lumtur. Ua uroj të gjithëve këtë muaj të Ramazanit”, tha Dani.