.
×

Dani ka një urim për djalin e tij



Pothuajse gjysma e këtij viti ka kaluar dhe ai është përcjellur me shumë dasma e fejesa në estradën kosovare E këto fejesa dhe martesa, të fëmijëve të këngëtarëve kosovarëq, kanë zgjuar edhe kërshërinë e fansave të tyre por edhe mediave të cilat vazhdimisht kanë raportuar për to.

Pas martesës së vajzës së Shkurte Fejzës, Gresës e cila është edhe këngëtare dhe martesës së djalit të Remzie Osmanit, i cili është vetëm një biznesmen, radhën e kishte djali i këngëtarit pejan, Ramadan Krasniqi-Dani.

E në vikendin që lam pas djali i Danit, Andi është fejuar dhe Dani ka pasur një urim për të, të cilin e ka postuar në rrjetet sociale.

“Urime dhe u trashëgofshi Andi ❤ Dafina”, ka shkruar bylbyli pejan.