.
×

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane



Ndërkohë që mbërrijnë rezultatet e para të zgjedhjeve për në Parlamentin Europian, ajo që bie në sy është fakti që pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e lartë pothuajse në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, ku veçohen vendet e Europës Lindore, që deri tani llogaritet në një mesatare prej 51%.

Në Gjermani për shembull është regjistruar pjesëmarrja më e lartë e votuesve që nga viti 1989, pothuajse 60% e qytetarëve me të drejtë vote.

GJERMANI Bashkimi CDU-CSU i kancelares Angela Merkel konfirmohet në vend të parë, sipas exit poll. Ky bashkim ka marrë deeri tani 27,5%, por ka humbur 7,8%. Rritje të ndjeshme kanë marrë të gjelbërit, mbi 20%.

FRANCË Lista e ”Rassemblent National” e Marine Le Pen është partia e parë, me një diferencë prej dy ose tri pikësh me partinë e di Emmanuel Macron.

HUNGARI Partia Fidesz e kryeministrit, Viktor Orban, ndodhet në vendin e parë me një rezultat neto prej 56%.

AUSTRI Fitojnë populistët e kancelarit Sebastian Kurz, ndërkohë që partia e zëvendëskancelari të dorëhequr, FPOE, ka dalë e treta.

GREQI Konfirmohen konservatorët e Micotaqisit me 36%, ndërkohë që partia e majtë SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras ka 27%.