[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dalin fotot e votimit të Albin Kurtit, Arben Vitisë dhe Glauk Konjufcës



 

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka publikuar disa fotografi nga procesi zgjedhor i votimit për të nominuarit në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e kësaj partie, raporton Botapress.

Në fotot e publikuara nga VV’ja, shihen duke votuar Albin Kurti, Arben Vitija, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Hatixhe Hoxha.

Nga VV’ja kanë bërë me dije se procesi i votimit është mbajtë në tre orare për të minimizuar në këtë formë rrëzikun aktual të përhapjes së pandemisë.

“Delegatë nga të gjitha pikat, lagjet dhe fshatrat e Prishtinës të organizuara në struktura përbrenda organizatës, kanë ushtruar të drejtën e votimit me ç’rast u zgjodhën si përfaqësues nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë: Albin Kurti, Arben Vitija, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Hatixhe Hoxha”, thuhet në njoftimin e VV’së, transmeton Botapress.info

 

Menu Title