.
×

Dalin detaje të reja: Qytetari nga Peja humbi jetë menjëherë pasi votoi



Dalin detaje të reja: Qytetari nga Peja vdiq menjëherë pasi votoi. Një qytetar nga Peja ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pas një sulmi në zemër.

H.F, 68 vjeçar kishte pësuar sulm në zemër menjëherë pas votimit në shkollën fillore “Xhemajl Kada”, e që aty qëlloi një doktor i cili ia dha ndihmën e parë në qendrën e votimit, raporton RTV Dukagjini.

Por, përkundër ndihmës së parë dhe insistimit të mjekëve në Spitalin e Pejës, 68 vjeçari nuk arriti t’i mbijetoi sulmit.