[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Daka: Jam grua, po të isha mashkull ndryshe do të ishte situata



Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka marrë kërcënime pas deklaratës së Glauk Konjufcës.

Ajo thotë se në Facebook ka pranuar mesazhe me emër e mbiemër, ndërsa e ka kërcënuar edhe njëri prej anëtarëve të VV’së në KQZ.

“Jam bërë shënjestër pasi jam grua. Kjo është më e lehtë për ta. Po të isha mashkull ndryshe do të ishte situata”, tha ajo.

“Më së lehti është që faji t’i lihet Valdete Dakës”, shtoi tutje ajo.

Konjufca deklaroi mbrëmë se Daka po dëshiron qëllimisht të eliminon politikisht bartësin e listës së VV’së, Albin Kurti.

Albin Kurti së bashku me 46 kandidatë deputetë të tjerë nga parti të ndryshme politike nuk janë certifikuar për garën e 14 shkurtit pasi kanë pasur dënime të ndryshme gjatë 3 viteve të fundit. /Express/

Menu Title