.
×

Dafina dhe Tayna bashkojnë forcat, për çka bëhet fjalë



Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri dhe rep-artistja, Tayna pritet që sot të publikojnë bashkëpunimin e tyre të parë Përmes fotografive që kanë publikuar sot në profilet e tyre në rrjetin social Instagram, Dafina dhe Tayna kanë paralajmëruar projektin e ri muzikor që po sjellin.

Kënga pritet të publikohet sot në ora 17:00.

Ndryshe të dyja artistet i kemi parë se janë të afërta me njëra-tjetrën përmes komenteve dhe komplimenteve që i shkëmbejnë në Instagram.

Projekti i fundit muzikor nga Dafina “Lule, lule”, në bashkëpunim me reperin e njohur, Lumi B, ka arritur mbi gjashtë milionë klikime në Youtube. “Pasite” është projekti i fundit nga Tayna në bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Lyrical Son. Kënga ka arritur mbi tre milionë klikime në Youtube.