.
×

Daçiq: Jemi larg nga thelbi i marrëveshjes së Brukselit



Është e vështirë të thuhet se mund të arrihen hapa të mëdhenj në të ardhmen e afërt në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kryesisht për shkak se Prishtina dhe zgjedhjeve për një administratë të re evropiane, ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Kryediplomati serb është shfaqur i sigurt se Prishtina nuk do ta heqë taksën deri në përfundimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

“Haradinaj ka indikacione nga disa vende evropiane që të presë me këtë çështje. Disa prej tyre flasin publikisht. Unë jam duke folur në lidhje me Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. Unë nuk mund të flas për ata që janë më përgjegjës (për bllokimin e dialogut), por që e mbajnë atë peshë, të mbështetur Haradinaj ndryshe nga Thaçi”, tha ai për RTS.

Ai ka shtuar se përfaqësuesit amerikanë ishin të habitur dhe të befasuar me siç ka thënë ai situatën se “Thaçi dhe Haradinaj nuk mund të ulen në një tryezë”.

“Një pjesë e administratës amerikane e mbështet atë, sidomos në Kongres, por unë nuk kam asnjë dyshim se administrata Trump kërkon marrëveshje për shkak se ajo është për ta një pikë politike”, tha ministri i Jashtëm serb.

Gjashtë vjet më parë, thotë ai, është nënshkruar marrëveshja e Brukselit një marrëveshje pas takimeve të shumta dhe të gjata, Prishtina ende nuk mendon për Formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.