[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Daçiq irritohet pasi në Këshill të Sigurimit pa flamurin e Kosovës dhe dëgjoi fjalën Republikë



 

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë sot se Kosova ka abuzuar me formatin virtual të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB’së për Kosovën pasi ministrja Meliza Haradinaj u paraqit me simbole të Kosovës.

Daçiq ka thënë se kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të OKB’së, diplomati rus Vasily Nebenzja ishte në situatë të palakmueshme dhe nuk mund të reagonte për faktin se ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ishte uluar para një baneri me flamurin e Kosovës, shkruan Tanjug.

Ai shtoi se kur seanca zhvillohet drejtpërdrejt kryesuesi mund të reagojë dhe askush nuk mund të abuzojë me faktin se është pjesëmarrës në Këshillin e Sigurimit të OKB’së.

“Këtu ne patëm një situatë ku ishte një lidhje direkte të cilën nuk mund të ndikonte kryesuesi, ku para një baneri shkruante Republika e Kosovës sëbashku me flamurin e Kosovës, këtë nuk do të mund ta bënin nëse je në Këshill të Sigurimit”, ka thënë Daçiq në Tv Pink.

 

Menu Title