.
×

Dacic paralajmëron se Qiproja mund ta njohë Kosovën



Daçiq me këtë ka kundërshtuar deklaratën e komisonerit Johan Hahn i cili kishte thënë se do të bisedojë nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që mos të krijojnë pengesa në rrugën e integrimit.

“Hahn nuk do t’i frikësojë ato pesë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. Këto shtete kanë mjaftë probleme të veta, ndërsa në anën tjetër e gjithë Europa dhe Bota do të kenë probleme me shpalljet e njëanshme të pavarësisë. Kanë hapur Kutinë e Pandorës e cila e ka problem që të mbyllët lehtë”.

Spanja, sipas Daçiq-it, nuk do të ndryshojë qëndrimin sa i përket Kosovës, por e njëjta nuk do mund të ndodhë edhe me disa shtete të vogla, si Qipron, të cilat mund të ndikohen nga presioni i madh.