.
×

Curri tregon për ‘raportet e tij me Kadri Veselin



Ismet Osmani i njohur si “Curri” është arrestuar së bashku me 4 persona të tjerë ku po akuzohen për mashtrim, fajde dhe detyrim nga Prokuroria.

Por, pas këtyre arrestimeve të bëra nga Policia, në media është përmendur edhe emri i kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe lidhjet e tij që ka me “Currin”.Mirëpo, avokati i “Currit”, Alban Arifi, në një prononcim për Gazeta Metro ka deklaruar se klienti që ai përfaqëson nuk e njeh Kadri Veselin, madje as kafe nuk ka pirë ndonjëherë me të.

Arifi ka thënë se njeh mirë Ismet Osmanin – “Curri” që e përfaqëson dhe se ai nuk ka lidhje fare me Veselin.“Ismet Osmani nuk e njeh Kadri Veselin, as nuk ka nejt me to kurrë e as kafe nuk ka pi kurrë me to siç po flitet në media”, tha Arifi.Ai tha se e njeh shumë mirë klientin e tij dhe se këto që po thuhen janë të pavërteta.

Operacioni ‘Dallga’ quhet aksioni i madh i Policisë së Krimeve Ekonomike ku rezultoi me arrestimin e 5 personave, në mesin e tyre ishte Ismet Osmani, i njohur ndryshe si “Curri”, po ashtu i arrestuar ishte Ilir Bojku, i njohur ndryshe si Gorilla, Adil Thaçi, Mentor Maqani dhe Rrahim Hashimi.