.
×

Çun Lajçi shkurt e shqip ia thotë Albinit!



Edhe Çun Lajçi ka shkruar disa fjalë për Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili i fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe po pretendon të bëhet kryeministër. Lajçi, kësaj radhe, ka shkruar për flamurin dhe simbolet e Kosovës, ku kërkon nga Albini që t’i njoh dhe t’i respekton ato. Lajçi tutje shprehet se Albini gabon rënd nëse nuk e vendos në zyre flamurin e Kosovës.

“I Kosovës Albin, i kësaj që ka mbet jetime me shekuj. I kësaj Kosove që s’deshti kurkush m’u bashkua me te! Ndaj mos gabo më hangër n’sofrën e saj e mos me ia dashtë bukën, se t’vret!”, shkruan ai,

Ai tutje shprehet se, flamurin kombëtar e donë Shëipria dhe shqiptarët anë e mbanë botës, por, siç e quan ai, flamurin jetim të Kosovës është gjynah me mohua.

Postimi i plotë:

Albin i imi i Kosovës i Krajës

Nji shkrim t’mirë e kishte shkrua për Ty e flamurin, nji vajzë që e pret hala princin ( por jo atë që e priste Leonora për kafën e Devollve jo) po për sofrën e shtrueme me shqiptari.

Shkrim që duhesh me lexua edhe ti, ani se tash ke punë shumë. Ishte Kimetja ( që s’heshti kurrë )që thotë ndihmojeni Albinin rreth flamurit, ndaj po t’shkruej.

Po Albin, ajo e ka mirë ndaj po t’them edhe unë: gabon randë nëse flamurin blu t’Kosovës nuk e ve n’zyrën tande.

Gabon Albin nëse simbolin e shtetit tand s’e njeh, e ti po bahesh kryeministër i këtij shteti, i këtij flamuri, i këtij himni i këtyne kufijve!

I Kosovës Albin, i kësaj që ka mbet jetime me shekuj.

I kësaj Kosove që s’deshti kurkush m’u bashkua me te! Ndaj mos gabo më hangër n’sofrën e saj e mos me ia dashtë bukën, se t’vret!

Flamurin kombëtar ka kush e don se e ka Shqipninë, i ka shqiptarët anë e mbanë globit, por flamurin jetim t’Kosovës që Behgjeti ia humbi 12 njohje, asht gjynah me mohua Albin. Duaje ti e ne të gjithë, se kam dro na vret 17 shkurti! Na qeshin e përqeshin ata që na ndihmuen m’u ba shtet, Republikë me ket flamur.

Po Albin, Kimete Berisha kishte të drejt, prandaj të shkrova!