.
×

Çun Lajçi, Haradinajt: Ftesën për Speciale ta çoi …



Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka folur për dorëheqjen e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit të vendit, pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale.Ai, përmes një shkrimi në Facebook, ia ka përmendur Haradinajt Çakorrin, duke thënë se, “ftesën për Speciale ta çoi Demarkacioni i gabuar me Malin e Zi.Më tej Lajçi, i ka thënë Haradinajt që,t’i merr me vete edhe 82 deputetët që e votuan Demarkacionin.

Lajçi ka shkuar edhe me larg. Ai ka përmendur edhe Thaçin, duke thënë se “gjarpni”, “ka dorë”, në ftesën e Speciales për Haradinaj.Ai i ka thënë Haradinajt që mos të vajtojë, pasi, do të kthehet prapë nga Haga.Postimi i plotë i Çun Lajçit pa ndërhyrje

Mos vajtoni si për Enver H!Ramush

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!( Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!

Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty të takonte!Ta çoi vota jote për Specialen n’Kuvend!Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqes!Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enver H se ti kthehesh prap qysh je kthye – pa therrë n’kamë!Eh more Ramush, prap Haga, prap Strasbouri, e mule shqiptartë prap varg me t’pa!Por s’di a vjen edhe Çuni, se erdha dy herë, por m’shkoi Çakorri!Ba me ardhë kësaj radhe, dro se shkon edhe Boletini!