.
×

Cristiano Ronaldo blen veturën më të “shtrenjtë” në botë



Cristiano Ronaldo thuhet të jetë pronari i ri i një Bugatti La Voiture Noire – raportohet se është vetura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë.

Portugezi raportohet se ka shpenzuar 11milionë euro në Bugatin unik që u prezantua për herë të parë në botë në panairin e veturave të Gjenevës.

Kompania luksoze franceze ndërtoi vetëm një prototip të kësaj super veture dhe është një interpretim modern i tipit mitik dhe legjendar të Bugatti Type 57 SC Atlantic, katër prej të cilave janë ndërtuar mes viteve 1936 dhe 1938.

Makina është mundësuar nga një motor me turbinë W16 me 8.0 litra dhe mund të arrijë në 480 km/h.

Bugatti ka konfirmuar se modeli një-off tani ka një pronar, por nuk kanë pranuar t’i identifikojnë atë zyrtarisht.

Ndryshe, Ronaldo ka një flotë me vetura luksoze që thuhet se përfshijnë një Mercedes C Class Sport Coupe, një Rolls-Royce Phantom, një Ujn Ferrari 599 GTO, një Lamborghini Aventador LP700-4, një Aston Martin DB9, një McLaren MP4 12C dhe një Bentley Continental GTC Speed.