.
×

CR7 deklaratë lamtumire: Dua ta mbyll këtu, por nuk varet nga unë



“Ta mbyll karrierën tek Real? Do të më pëlqente shumë, por jo gjithçka varet nga unë”, ka qenë deklarata e dhënë nga sulmuesi portugez i “merengues”, Cristiano Ronaldo, protagonist dje në fitoren 1-0 të Real Madrid ndaj Gremios.

Portugezi realizoi golin e fitores në finalen e “Botërorit për klube dhe u shpreh i kënaqur për këtë sukses, i dyti radhazi në një turne të tillë ndërkombëtar.Duke folur sërish për të ardhmen e tij, ai shtoi: “Nuk jam unë ai që vendos në klub, ka të tjerë sipër meje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me kalimin e kohës”, deklaroi Cristiano Ronaldo, duke lënë të hapur çdo alternativë të mundshme, përfshi edhe një largim të tij nga La Liga, shkruan telesporti.         Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi i “los blancos” krijon polemika me deklaratat e tij për largim nga Real Madrid.