[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Covid 19 – Tetë pacientë në oksigjeno-terapi, një në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës



Botapress 29 Shtator – Gjatë orëve të fundit, në Spitalin e Pejës, kanë marrë trajtim 226 pacientë, nga të cilët 16 janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.Në njoftimin e këtij spitali, bëhet e ditur se aktualisht janë duke u trajtuar 16 pacientë të prekur me koronavirus, teksa njëri nga ta ka gjetur shërimin e plotë.

Por, tetë pacientë ende janë duke u trajtuar në osigjeno-terapi, pas infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Spitalit të Pejës, bëhet e ditur e gjithë puna e tyre në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë që nga dje sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar ofrimi i të gjitha shërbimeve shëndetësore që ishin ndërprerë si pasojë e Pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 226 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,261
analiza.
203 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 1 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7 operacione
1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 1 pacientë është në gjendje më të rëndë.

 

 

Menu Title