[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Covid-19 në Shqipëri: 273 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit



Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 448 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi për 273 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë, nga 1289 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 16774 raste me koronavirus, prej të cilëve 6325 janë aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 44 persona, duke bërë që numri total i të shëruarve të arrijë në 10001.

Menu Title