[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Covid-19 në Kosovë: 3.988 raste aktive, 354 të vdekur dhe 440 pacientë të hospitalizuar



 

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 171 raste të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 persona të dyshuar për virusin COVID-19, prej tyre 171 kanë rezultuar pozitivë. Me 171 raste të reja, numri i përgjithshëm i pacientëve të rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë ka arritur në 10,590.

Prej numrit total të rasteve pozitive me koronavirus, 354 kanë përfunduar me vdekje duke llogaritur edhe 13 rastet e 24 orëve të fundit.

E gjatë këtyre 24 orëve, bilanci ishte pozitiv sa i përket të shëruarve. Gjithsej 190 pacientë u shëruan sot, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 6248 raste.

Së këndejmi, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 3988.

Nga ky numër i rasteve aktive, gjithsej 440 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë gjithsej 217 pacientë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa në Spitalet Rajonale janë të shtrirë gjithsej 223 pacientë të konfirmuar me koronavirus.

Menu Title