[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

 Covid-19: Gjermania nis vaksinimin e popullsisë në dhjetor



Gjermania ka ndezur makinën e saj të kualiduar organizative për planin e vaksinave.Po lëvizin në mënyrë të shpejtë për të përshtatur qendra të vjetra tregtare, si ish-aeroporte, stadiume, qendra panairesh, salla koncertesh, e deri edhe fusha.Dhe po kërkon në mënyrë frenetike vullnetarë ndërmjet mjekëve në pension, stazhierë, infermierë, ushtarakë, deri edhe veterinarë dhe dentistë.

Qeveria Merkel, ka rënë dakord me guvernatorët e landeve dhe ka vendosur që vendi duhet të jetë gati që në mesin e dhjetorit të nisë vaksinimin në masë, ose sapo tre vaksinat të marrin autorizimin e duhur. Dhe përgatitjet janë më shumë se të avancuara, sipas mënyrës “gjermane”-precize.“Duhet të jemi gati” ka thënë ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. Politikani konservator ka shtuar se “jemi në rrugë të mirë”. Ministria po përgatit në detajet më të hollësishme funksionimin e qendrave të vaksinimit.Sipas dokumentit të paraprirë nga Bild, qendrat e magazinimit të madh të vaksinave do të jenë 60. Kurse qendrat e vaksinimit të popullsisë me qindra. Fushata do të zhvillohet me 3 faza, sipas mudnësisë së sigurimit të ilaçit , që do të sigurohet në bazë të prenotimit dhe një protokolli preçiz.

Të parët që do të vaksinohen, janë të moshuarit dhe qytetarët në rrisk të lartë – 40% të totalit sipas llogaritjeve të qeverisë, më pas personeli mjekësor, policia dhe mësuesit.

Në fazën tjetër do të vaksinohet pjesa tjetër e popullsisë. Pacientët e spitaleve apo azileve, por edhe emigrantëtNë qendrat e pritjes ose edhe të pastrehët do të vaksinohen nga qendrat e lëvizshme “Impf-Busse”, që kanë autobusë që do të ofrojnë shërbimin për të gjithë. Në qendra, protokolli do të zhvillohet rigorozisht siç është shkruar. Sapo të hyjë në qendër do të matet temperatira dhe kush ka simptoma do të përjashtohet nga vaksinimi.Më pas do të jetë “sistemi me sens unik” nga check-in në check-out. Vaksinimi do të zgjasë jo më shumë se 15 minuta dhe llogaritja është që çdo mjek mund të vaksinojë rreth 96 persona në ditë.

Pas gjilpërës pacienti do të jetë nën vëzhgim deri sa të thirret për herë të dytë. Një aplikacion do të monitorohet vijëmësimi i ilaçit në trupat e pacientëve. Administrata lokale po përcaktojnë vendet ekzakte për vaksinimin që duhet të jenë lehtësisht të arritshme nga qytetarët dhe të mbrojtura.Sallat duhet të jenë të blinduara, të sterilizuara dhe të ngrohta. Landet po zgjedhin me detaje, por parimi është që çdo komunë apo rreth duhet të përgatisë të paktën një qendër.

Disa qytete kanë bërë të ditur edhe detaje më të hollësishme: në Berlin do të ketë 6 qendra, secila me 15 poste të veçanta vaksinimi, që do të kenë një fluks deri në 20 mijë fëmijë në ditë.Plani ka përzgjedhur një stadium për patinazhin në akull, qendrën e panaireve, velodromin, Arena e Berlinit dhe dy ish- aeroportët e Tegel dhe Tempelhof. Zyrtarja për Shëndetësisë së Berlinit, Dilek Kalayci e PSD-së deklaroi se “po na përgatisin që të nisim në dhjetor”. Tani mungon vetëm vaksina./La Repubblica- Përkthim i GazetaShqip

Menu Title