[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Covid-19 “frikësoi” pak kosovarët, numri i pushuesve për në Shqipëri përgjysmohet



Frika nga përhapja e pandemisë Covid-19 duket sa ka stepur pushuesit kosovarë, që për destinacion kishin bregdetin Shqiptarë.Numri i pushuesve nga Kosova, qershorin e këtij vit është përgjysmuar krahasuar me atë të një vitit më parë, edhe pse për pushuesit nga ky vend, Shqipëria është destinacioni i vetëm për momentin.

Të dhënat e pikës kufitare Vërmicë-Morinë tregojnë se gjatë muajit qershor 2019, mbi 260 mijë kosovarë ishin nisur drejt bregdetit shqiptar, ndërsa gjatë qershorit të këtij viti mbi 128 mijë.

Megjithatë kjo gjë ka ndryshuar në javën e parë të korrikut të këtij viti.Vetëm nga data 1 korriku deri me 5 të këtij viti mbi 26 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa kjo shifër ishte më e vogël gjatë viti 2019, pra janë 24 mijë.Këtë vit, pandemia e Covid-19 ka ndryshuar destinacionet turistike të kosovarëve.

Për dallim nga sezonet e kaluara, kur turistët nga Kosova zgjidhnin mes Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi e Kroacisë, tash destinacioni thuajse i vetëm ka mbetur Shqipëria. Pasi aktualisht Mali i Zi kërkon një test negativ si dëshmi për hyrë në këtë vend.

Menu Title