[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Coronavirusi: A duhet mbyllur Shqipëria kufijtë me Italinë?



Ritja progresive e përhapjes së koronavirusit në Itali, sidomos në zonën e Lombardisë, ka rihapur një debat të fortë në emisionet televizive të mbrëmjes, nëse duhet mbyllur apo jo kufijtë me fqinjin tonë përtej Adriatikut.Fakti se çdo ditë ka rreth 17 udhëtime ajrore dhe katër linja tragetesh që nisen nga gadishulli Apenin, e bën Shqipërinë tejet të ekspozuar ndaj Covid-19, njofton Klan Kosova.Në këtë situatë opinion është ndarë në dysh.

Një palë thonë se mbyllja e kufinjve është e pamundur, se ajo nuk e pengon gjithësesi virusnin të futet, se edhe po preve linjat ajrore me italinë ai që do do gjejë një avion tjetër për të mbëritur etj.Ata e mbështesin këtë argument edhe me faktin se vende si Austria, apo disa qytete të jugut të Francës si Menton që kërkuan kufizimin e lëvizjes hoqën më se fundi dorë prej tij.

Por, ata që kërkojnë mbylljen e trafikut me Italinë, sidomos nga zonat e nxehta të Lombardisë kanë një logjikë tjetër. Për ta ne nuk jemi as si Austri dhe as si Franca, që kanë një rrjet shëndetësor tejet efikas. Masat drakoniane bëhen të domosdoshme duke u nisur nga sistemi ynë shëndetësor copë-copë.

Së pari në Shqipëri nuk ka masa për të reduktuar mundësinë e hyrjes së virusit në vend. Ne nuk kemi as pika karantine për ata që vijë nga zonat e kuqe të epidemisë.
Task forca ashtetërore rekomandon vetë karantinimin e atyre që vijnë nga këto zona në shtepitë e tyre për 14 ditë që është pothuajse e pamundur.

Të gjithë studimet shkencore thonë se masa e matjes së temperaturës në aeroport nuk përbën asnjë garanci.Pastaj, përpos masave preventive, vendi është i papërgatitur edhe për tu përballur me rastet e rënda nëse Covid-19 kalon kufijtë tanë ashtu sikurse pritet.Shërbimet e specializuara si ai i Reanimacionit, infektivit, laboratoreve etj në Shqipëri, që duhet të përballojnë komplikacionet e mundeshme, janë të lokalizuara vetem në Tiranë.Në gjithë vendin ka vetem reth 140 respiratore, të domosdoshëm kur virusi krijon komplikacione në mushkri, dhe këto janë për të gjitha llojet e sëmundjeve dhe operacioneve.

Po ashtu e gjithë struktura mjeksore shtetërore dhe private nuk disponin asnje aparature ECMO kur do te duheshin së paku reth 30 te tilla.Pra kur jemi në këto kushte alarmante, kur ende flasim për një spitak sekret që nuk i tregohet vendndodhja debate shtrohet se si mund të ulim sa më shumë probabilitetin e mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.Siç shkruan Lapsi, nuk jemi as Franca as Austria që e kanë mundësinë të përballen me këtë rrezik. Prandaj ideja e mbylljes së kufijve me Italinë, është shumë më urgjente për Shqipërinë sesa për këdo tjetër.

Menu Title