[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Coronavirus ka prekur prej kohësh edhe Japoninë: Të zhvillojë apo jo Olimpiadën



Organizatorët e Lojërave olimpike “Tokio 2020” u shprehën sot se ata do të vazhdojnë nga puna për të organizuar këtë event të madh olimpik që nis më 24 korrik.

Coronavirus ka prekur prej kohësh edhe Japoninë, që po gjendet para një dileme të madhe: Të zhvillojë apo jo Olimpiadën.

Gjithsesi, qeveria japoneze konfirmoi se vendimin përfundimtar për Lojërat Olimpike do ta marrë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). “Ata janë në kontakt të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe u takon atyre ta marrin vendimin përfundimtar”, tha Yuriko Koike, guvernatore e Tokios.

Orhanizata Botërore e Shëndetësisë prej ditës së djeshme ka deklaruar se coronavirus tashmë është një pandemi, ndërkohë që sporti mbarë botën është pezulluar, apo zhvillohet me dyer të mbyllura.

Menu Title