.
×

CNN raporton për futbollistin xhihadist shqiptar



CNN i ka kushtuar një artikull Kreshnik Berishës, që mori rrugë për Siri.

Kreshnik Berisha, ish-futbollisti shqiptar në Gjermani që mori rrugë për në luftërat e Sirisë ka dalë edhe në artikujt e CNN-it.

Kreshniku tani po gjykohet në Gjermani për terrorizëm, pasi u kthye nga lufta e tij në Siri.

E për ironi, Berisha më parë luante futboll me një skuadër çifute në Gjermani. “Ai ishte një djalosh që luante me lojtarë çifut çdo javë, ai po ndihej mirë dhe ishte i lumtur. Ai ishte një lojtar normal”, u shpreh trajneri i tij, Meyer.

Berisha tani po rrezikon burgun për terrorizëm, ndonëse gjykata gjermane, shkaku i moshës së tij, i ka ofruar atij shumë benefite nëse ai bashkëpunon me shtetin.