.
×

Çmendet vrapuesi, i godet të pasmet gazetares në transmetim live



Gjatë maratonës së vrapit në Xhorxhia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një prej konkurruesve goditi me shuplakë të pasmet e një gazetareje që po raportonte drejtpërdrejt eventin.

Atleti 43 vjeçar më pas kërkoi falje publike për veprimin e tij në Savannah Bridge Run. Por pavarësisht kësaj, reporterja Alex Bozarijan e ka denoncuar në polici.

Jo vetëm kaq, ajo e publikoi videon nga maratona në rrjetin e saj të Tëitter duke e denoncuar rastin, dhe duke shkruar se ajo ishte dhunë ndaj femrave.

43 vjeçari më pas shkruajti në profilin e tij se ishte një akt i turpshëm dhe se ai ishte nën adrenalinën e garës por kjo nuk e justifikon aktin e turpshëm.

blob:https://players.brightcove.net/60a1aa9a-2110-41da-8049-0035dc7d4061