.
×

“Çlirimët” dhe “Çlirimtaret” e Kosovës



Botapress 10 Qeshor- Muaji qershor do të mbetet përjetë në kujtesën e shqiptarëve. 20 vjet më parë, më datën 9 të këtij muaji, u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund gjenocidit dhe agresionit serb në Kosovë. Tri ditë pas, më 12 qershor, zbarkuan rreth 50 mijë trupa paqeruajtëse të NATO-s, me ç’rast u kurorëzua përfundimisht çlirimi i Kosovës. Sot, dy dekada pas këtij momenti historik, Kosova ka mbi 1500 djem me emrin Çlirim dhe mbi 120 vajza të pagëzuara “Çlirimtare”

Nëntë vjet para se të çlirohej Kosova ishte pagëzuar me emrin Çlirim. Lirinë e munguar familja Berisha sikur donte ta gjente në emrin e fëmijës së tyre, Çlirimit.

27-vjeçari nga Prishtina ndihet tejet krenar që e mban emrin i cili simbolizon antonimin e robërisë. Meqë kishte lindur shtatë vjet para se Kosova të çlirohej nga okupatori serb, dy dekada pas Çlirim Berisha kujton mjaft mirë ditën kur erdhi lajmi i stërpritur, që shënoi fundin e Serbisë në Kosovë.