.
×

Çka simbolizojnë tre gishtat e Mourinhos drejtuar tifozëve të Juventusit?



Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme 0-1 në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Ishte një gol i Paulo Dybalas që vendosi fatin e këtij takimit. Sulmuesi argjentinas shënoi në minutën e 17’ të takimit.

Në fund të takimit, derisa ‘Old Trafford’ po zbrazej, tifozët e Juventusit filluan të ofendojnë trajnerin Jose Mourinho.

Ky i fundit, nuk hezitoi t’u përgjigjej duke ngritur tre gishta, që simbolizojnë ‘tripletën’ e fituar me skuadrën e Interit në vitin 2010.