.
×

Çka po ndodhë me buxhetin e shtetit, kryeministri e ministri i financave pa mandate kundërshtojnë njëri-tjetrin?  



Shkruan Hyrmete Bajrami  – Deklarata e Kryeministrit pa mandat se vendi jonë është i vetmi që ka një buxhet në rrijte vjen vetëm disa ditë pas deklaratës se ministrit të financave i cili thotë se të hyrat e ATK-së janë të ulëta për shkak të mos konsitituimit të Kuvendit

 

 

Që katër muaj Kosova është pa institucione legjitime, me Qeveri në ikje e cila në një vend normal nuk duhet të marrë asnjë vendim me implikime boxhetore që kalon kohën e largimit të saj, por nga ajo çka po raportohet po ndodhë e kunderta.

Është folë shumë gjatë këtyre katër muajve për mungesë të institucioneve duke e shikuar situatën nga këndveshtrime të ndryshme, ndërkohë që Qeveria pa legjetimitet merr vendime dhe shpërndan taksat e qytetarëve pas asnjë kriter duke e rënduar situatën edhe me tepër. Në mungesë të rishikimit të buxhetit ato që kanë psuar më se shumti janë komunat, sidomos ato të cilat trasheguan buxhetet e përgatitura nga qeveritë tjera, shumë projekte e urgjenca të qytetarëve, shumë premtime të kryetarëve që fituan komunat në zgjedhjet e fundit mbetën peng i mungesës së rishikimit të buxhetit. Mirëpo situatë krejt tjetër është në nivelin qendror, në katër muajt e fundit aty ndahet buxhet shtesë sa një ministri sa një tjetri pa kurrfarë arsyetimi e baze ligjore, ndërkohë si të pakoordinuar që janë kryeministri pa mandat e ministri i fainancave kundërshtojnë njëri tjetrin.

Deklarata e Kryeministrit pa mandat se vendi jonë është i vetmi që ka një buxhet në rrijte vjen vetëm disa ditë pas deklaratës se ministrit të financave i cili thotë se të hyrat e ATK-së janë të ulëta për shkak të mos konsitituimit të Kuvendit. E në fakt asnjëra nga këto deklarata nuk janë të sakta sepse: është shumë e vërtetë se ATK-ja jo vetëm që nuk po arrinë të realizoj planin e të hyrave por edhe në krahasim me vitin e kaluar është me keq, por edhe përformanca e saj janar-qershor tregon se nuk është mungesa e Kuvendit por janë faktor të tjerë që shumë herë e kemi përmendë. Në buxhetin e vitit 2014 të hyrat nga ATK-ja janë paraparë të jenë 367 milion Euro, deri në qershor të këtij viti sipas raporteve të vet ATK-së janë mbledhur 13 milion me pak se sa janë planifikuar dhe 5 milion me pak se ne vitin paraprak. Pra në këtë përformancë nuk ka mund të këtë ndikim mungesa e institucioneve sepse gjatë asaj periudhe Kosova ka pasur institucionet. Derisa raporti janar-gusht tregon se janë mbledhë vetëm 201 milion Euro, 28 milion Euro me pak se të planifukuara dhe gjithashtu përfromancë prapë me e dobët se vitin e kaluar. “Kryeministri” i cili e ka sjellë Kosovën në këtë gjendje ende nuk e din se buxheti përbëhet kryesisht nga taksat dhe tatime dhe meqënse nuk e din këtë për qudi,  kur të hyrat e ATK-së bien “buxheti i tij” rritet.

Qeveria pa mandat, në ikje, në largim e cila nuk po don të largohet asesi gjatë kësaj kohe ka marrë shumë vendime pa asnjë bazë ligjore e vendime të tjera për shpërndarje të buxhetit dhe rialokime, e për të gjitha këto qeveria e re sapo të formahet do të kërkoj përgjegjësi penale nga të gjitha ata që morën këto vendime.